Një mashtrim të madh të konsumatorëve ka zbuluar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) pas kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese në zinxhirët më të mëdhenj të marketeve në mbarë vendin, shkruan Kurir.mk.
Veterinerët zyrtarë morën gjithsej 91 mostra të qumështit, produkteve të qumështit dhe produkteve të mishit të tharë (nga prodhimi vendor dhe i importit) për të përcaktuar nëse cilësia e tyre reale përkon me atë që është e shkruar në deklarata (etiketa).
Rezultatet fillestare për produktet e qumështit janë shkatërruese: te një pjesë e madhe e operatorëve është zbuluar mashtrim serioz i blerësve përmes “varfërimit” artificial të produkteve dhe përdorimit të zëvendësuesve të lirë bimorë.
Nga 45 mostrat e analizuara në laborator të qumështit dhe produkteve të qumështit, madje te 10 operatorë të ushqimit është konstatuar se produktet nuk përkojnë me Rregulloren për cilësi, shkruan Kurir.mk.
Në vend të vlerës ushqyese të premtuar, në këto produkte ishte ndryshuar raporti i yndyrave në favor të ujit dhe lëndëve të para të lira.
Sipas informacioneve të Kurir.mk, ekskluzivisht mësohen emrat e 9 prej tyre, të cilët po publikohen me kërkesë të qytetarëve dhe konsumatorëve.
kliko emrat KËTU





