Një incident fizik është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Strugë, ku tre persona janë përfshirë në një përleshje që ka shqetësuar banorët e zonës.
Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në rrugën “JNA”, ndërsa pas marrjes së denoncimit, autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në përleshje janë përfshirë K.L. (36) nga fshati Drasllajcë dhe dy persona nga Struga, J.P.T. (32) dhe N.T. (32). Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të përfshirëve do të ngrihen kallëzimet përkatëse.





