Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi mbrëmjen e së dielës se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është përfunduar.
Pakistani, shtet i cili ka luajtur rol kyç ndërmjetësues në negociata, deklaroi se palët kanë arritur dakordësinë për t’i dhënë fund konfliktit.
“Nga bisedimet intensive, kemi kënaqësinë të njoftojmë se është arritur marrëveshja e paqes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit”, shkroi kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, në rrjetin social X.
Pak minuta më vonë, Trump konfirmoi marrëveshjen në platformën Truth Social.
“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është përfunduar. Urime të gjithëve. Me këtë autorizoj plotësisht hapjen pa tarifa të Ngushticës së Hormuzit dhe autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anije të botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta”, shkroi ai.
Megjithatë, deri tani, Iran nuk e ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen.





