Home Maqedoni Qeveria në prag ndryshimesh: Mickoski hap lojën për rikonstruimin pas 17 qershorit

Qeveria në prag ndryshimesh: Mickoski hap lojën për rikonstruimin pas 17 qershorit

10
0
Screenshot

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se menjëherë pas 17 qershorit do të nisin bisedimet me partnerët e koalicionit për rikonstruimin e Qeverisë, duke theksuar se fokusi kryesor nuk do të jetë madhësia e ndryshimeve, por përmbajtja e tyre.

Ai tha se aktualisht është i përqendruar në aktivitetet për shënimin e 36-vjetorit të VMRO-DPMNE-së, që do të mbahet në Strumicë, ndërsa pas kësaj date do të hapet faza e diskutimeve politike për ndarjen e resorëve.

“Do të përmbahem te përmbajtja e rikonstruimit të Qeverisë. Pas 17 qershorit do të ulemi me partnerët dhe do të fillojmë bisedimet”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se detajet do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

I pyetur nëse kjo nënkupton ndryshime edhe në resorin e Drejtësisë, ai u përgjigj shkurt se duhet pritur fillimi i negociatave për të gjitha sqarimet.(INA)