Home Shqiperi KRIZA/ ZBULOHET SHKAKU I DIVORCIT RAMA-KOÇEKU

KRIZA/ ZBULOHET SHKAKU I DIVORCIT RAMA-KOÇEKU

7
0
Screenshot

Megjithëse ende jo zyrtarisht, Marjana Koçeku nuk ka dorëzuar kërkesën për largim nga grupi parlamentar i PS-së, ajo sfidoi Edi Ramën duke i kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe e paralajmëroi se nuk ka ndërmend të lërë mandatin e marrë nën siglën e PS-së.

Për gazetarin Muhamed Veliu, disa burime të pavarura nga njëri-tjetri, nga socialistët e Shkodrës, e lidhin veprimin e deputetes Marjana Koçekut me datën 8 qershor, kur kryetari i PS-së, Edi Rama, ishte në Shkodër për turin e 35-vjetorit të PS-së, i veshur me një bluzë ku ishte stampuar një flamingo, veprim që u komentua nga deputetja Koçeku.

“I nderum kryeministër, mirë se erdhe në Shkodër si Gen Z, më pëlqen shumë bluza që ke veshur sot…”

Ky koment, pohojnë të njëjtat burime, ishte në qendër të debatit që Rama zhvilloi në një takim informal pas eventit me deputeten Marjana Koçeku.

Me sa duket, ajo çfarë Rama i ka thënë deputetes 26-vjeçare nuk është mirëpritur prej saj dhe, si pasojë, mund të jetë shkaku i supozuar për deklaratën e mëpasshme dhe më pas fikjen e telefonit.

Neomalësorja së fundmi ka marrë një ftesë nga koordinatorët e protestës “Flamingo”, të cilët gjithnjë e më shumë po nxiten të krijojnë një alternativë të re politike. Nëse Marjana Koçeku bëhet deputetja e parë që do të përfaqësojë “Flamingot” në Parlamentin aktual, kjo mbetet për t’u parë.

Por burime nga socialistët e Shkodrës ngrenë dyshime se edhe zyrtarët e futur në administratë me ndikimin e saj të drejtpërdrejtë janë përfshirë nga ndjenja e saj rozë revolucionare përmes postimeve mbështetëse në rrjetet sociale.

Në kushtet e anonimatit, kolegë socialistë të Marjana Koçekut pohuan se ky zhvillim, i kalimit të saj si deputete e pavarur, ishte i pritshëm nëse do t’u referoheshim disa episodeve ku “Neomalësorja” deputete ka qenë e lëkundur dhe jo në një linjë politike me vendimet e grupit të PS-së.

Kur po diskutohej projektligji për Barazinë Gjinore dhe të gjithë deputetëve socialistë u ishte kërkuar të votonin pro, Marjana Koçeku ka pasur një komunikim me drejtuesit e grupit.

Citohet të jetë shprehur se “nga një diskutim me priftin e zonës i ishte thënë se ajo nuk duhej të pajtohej me këtë projektligj”.

Më pas, deputetja Koçeku nuk mori pjesë në seancën ku u votua ky projektligj, duke njoftuar grupin se “kishte nënën të sëmurë”.