Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dy vajza shqiptare nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Viktimat janë dy motrat nga Topanica e Kamenicës, Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe.
Sipas hetimeve fillestare, aksidenti fatal është shkaktuar nga një përplasje mes dy automjeteve pranë zonës së pushimit Renchtal. Automjetet u përplasën rreth mesditës gjatë një manovre ndërrimi korsie dhe më pas mbetën të ndaluara në autostradë, duke krijuar një situatë të rrezikshme për trafikun pasues.
Mediat gjermane raportojnë se ndalimi i papritur i makinave solli një aksident zinxhir që përfshiu gjithsej pesë automjete. Si pasojë, autostrada A5 në drejtim të Karlsruhe u mbyll plotësisht për hetime, ndërsa policia gjermane po vazhdon punën për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.





