Home Sport A e preku vërtet lojtari kroat topin? Kjo video tregon gjithçka (VIDEO)

A e preku vërtet lojtari kroat topin? Kjo video tregon gjithçka (VIDEO)

21
0

Kroacia u eliminua në mënyrën më dramatike të mundshme nga Kampionati Botëror 2026, pasi u mposht 2-1 nga Portugalia në fazën e 1/16 së finales, në një ndeshje që u zhvillua në Toronto.

Në minutat shtesë, mbrojtësi Joško Gvardiol dukej se kishte realizuar një nga golat më dramatikë në historinë e Botërorëve, duke barazuar rezultatin dhe rikthyer shpresat për Kroacinë.

Megjithatë, festa zgjati vetëm pak çaste.

Pas ndërhyrjes së sistemit VAR, arbitri anuloi golin për pozitë jashtë loje. Gjatë rishikimit u konstatua se, para se topi të mbërrinte te Gvardiol, ai ishte prekur me kokë nga sulmuesi kroat Igor Matanović.

Kjo prekje rezultoi vendimtare, pasi ndryshoi interpretimin e aksionit dhe e vendosi një nga lojtarët kroatë në pozitë jashtë loje, duke bërë që goli të mos pranohej.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta mes tifozëve dhe ekspertëve të futbollit, ndërsa videoja e momentit po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë po diskutojnë nëse prekja e topit ishte e mjaftueshme për të justifikuar anulimin e golit./Kercovanews

VIDEO:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here