Home Sport Tragjedi në futboll/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare lojtari i Afrikës së...

Tragjedi në futboll/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare lojtari i Afrikës së Jugut që shkëlqeu në Botëror

13
0

Futbolli i Afrikës së Jugut është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit Jayden Adams, vetëm 25 vjeç. Lajmi është raportuar nga mediat sportive, ndërsa përfaqësuesit e futbollistit kanë konfirmuar ngjarjen tragjike.

Shkaqet e vdekjes së Adams ende nuk janë bërë publike. Menaxheri dhe mentori i tij, Brendine Johnson, kërkoi respekt për privatësinë e familjes, duke u shprehur i tronditur nga humbja e papritur.

Adams ishte një nga protagonistët e kombëtares së Afrikës së Jugut në Kupën e Botës 2026, ku ndihmoi skuadrën të shkruante historinë duke kaluar për herë të parë në fazën me eliminim direkt të turneut.

Mesfushori kishte kaluar edhe një moment të vështirë gjatë Botërorit, pasi kishte mësuar për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij vetëm pak orë para një ndeshjeje. Pavarësisht dhimbjes, ai zbriti në fushë dhe ndihmoi ekipin në barazimin ndaj Çekisë.

Jayden Adams aktivizohej me klubin Mamelodi Sundowns dhe konsiderohej një nga talentet më premtues të futbollit sudafrikan. Humbja e tij ka shkaktuar trishtim të madh te tifozët dhe komuniteti sportiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here