Në një intervistë për “France Football”, fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, ka “shigjetuar” Realin e Madridit për sjelljen e tyre në ceremoninë e këtij viti.
“Fakti se askush nga skuadra e Realit nuk u prezantua në ceremoninë e këtij viti nuk më pëlqeu edhe pse respektoj vendimin e secilit prej tyre. Unë nuk do të kisha vepruar në atë mënyrë”, tha Rodri, i cili qortoi delegacionin e klubit madrilen për bojkotin e bërë kur mësuan se Vinicius Zhunior nuk do të merrte trofeun.
“Kur je një lojtar i një kalibri të lartë duhet të shkoj në këto ceremoni edhe pse mund të mos jesh ti fituesi”, vazhdoi Rodri.