Publikohen pamjet nga momenti i sulmit me thikë në Ferizaj, ku mbetën të plagosur katër kalimtarë. Siç shihet në video, autori sulmon një qytetar i cili është duke qëndruar në këmbë anës rrugës.
Ky është momenti kur qëllon 32-vjeçarin dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Agresori ka qëlluar gjithashtu dy vajza të mitura të moshës 10 dhe 18 vjeç dhe një tjetër kalimtar 29-vjeç. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, dy prej të cilëve po mjekohen në Prishtinë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Autori i dyshuar për goditjen me thikë të katër personave në Ferizaj është dorëzuar në Policinë e Kosovës në orët e para të mëngjesit të sotëm.