Gazetari i Syri tv, Klajdi Bodlli raporton se mbrëmjen e sotme (13 nëntor) është qëlluar me armë zjarri në kokë një person pranë Rrugës së Elbasanit.
I plagosuri është dërguar te Trauma, mësohet se ka marre një plumb në kokë, nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Eduart Reci, 52 vjeç, mësohet se është emri i të plagosurit, ai është qëlluar pranë një lokali në afërsi të banesës së tij