Home Shqiperi “Babai i Martinit ishte në punë kur ndodhi vrasja…”/ Klodiana Lala jep...

“Babai i Martinit ishte në punë kur ndodhi vrasja…”/ Klodiana Lala jep detajet

4
0

Gazetarja Klodiana Lala duke folur për vrasjen e Martin Canit, nxënësit 14-vjeçar, që u qëllua me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ka rrëfyer detaje mbi atë se si babai i viktimës mësoi ngjarjen tragjike.

“Unë kam pasur rastin të takohem pothuajse çdo ditë me babai e Martinit, pasi ai punonte kamarier në një lokal para Prokurorisë së Posaçme. Ditën kur ka ndodhur ngjarja, në ato momente, ai i ka servirur kafen një mikeshës sime. i ka treguar se në janar do të largohej në SHBA, sepse kishte bërë bashkim familjar. Kur ka mësuar ngjarjen, u trondit shumë. Punonjës të lokalit thanë se ai nuk dinte çfarë të bënte, dhe kur shkoi në spital e gjeti djalin të pajetë”, tha Lala.

Gazetarja u shpreh se autori i krimit, një tjetër adoleshent, u akuzua nga Policia për vrasje me dashje me mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Por sot Prokuroria i ka ndryshuar akuzën duke e akuzuar “vrasje për shkak të cilësive të veçanta” dhe armë mbajtje pa leje.

Por sipas gazetares a është kjo zgjidhje? “Ja e mbyllëm edhe atë 14-vjeçarin tjetër për një kohë të gjatë, por a rehabilitohet ai?”, tha gazetarja.

Lala theksoi se lidhur me ngjarjen e rëndë ka një sërë faktorësh që ndikojnë. Në këtë kuadër, ajo u shpreh se problemi nga Parlamenti, ku shumë deputetë ndjehen të demotivuar, nuk flasin, sepse gjuha që përdoret aty është gjuha e dhunës. Lala theksoi se kemi gra dhe vajza, brenda asaj salle të Kuvendit  që janë bullizuar. “Ne kemi përditë politikanë që fyejnë njëri-tjetrin tej çdo limiti”, tha Lala.

Në vijim ajo theksoi se sot kemi shkolla me dy turne, apo klasa me mbi 40 nxënës, kemi psikologë që janë të emëruar fiktivisht në shkolla dhe qëndrojnë në gjykata, sepse edhe ato duan të sigurojnë jetesën e tyre.

“Kemi oficerët e sigurisë që rrinë te dera e tualeteve sepse aty ndodhin incidentet më të shumta. Martinit ia dhanë ndihmën e parë qytetarët. kjo ngjarje nuk ka vetëm një fajtor, ka shumë fajtorë.

Problematikat në shkolla janë të përditshme, nuk mjafton vetëm një oficer sigurie.  Pas ngjarjes pati kemi thirrje për dhunë në rrjetet sociale nga adoleshentët. Si ka mundësi që askush nuk jep shpjegime që urgjenca në të gjitha rastet shkon me vonesë?”, tha gazetarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here