Home Opinione E hoqi nga rrjetet sociale, Ilnisa flet pa ‘doreza’ , zbulon ç’po...

E hoqi nga rrjetet sociale, Ilnisa flet pa ‘doreza’ , zbulon ç’po ndodh mes saj dhe Meritonit

9
0

Dyshimet për një krizë të mundshme në marrëdhënien mes Ilnisës dhe Meritonit kanë qarkulluar prej disa kohësh, veçanërisht pas disa veprimeve që kanë ngjallur kureshtje, si fshirja e fotove të përbashkëta nga profili i Meritonit dhe fakti që ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.


Këto spekulime u diskutuan gjatë një interviste të Ilnisës në një emision televiziv, ku ajo u ballafaqua me pyetje të drejtpërdrejta.

E pyetur për këto ndryshime në rrjetet sociale, Ilnisa tha: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri.”

Kur u pyet më tej për gjendjen e marrëdhënies së tyre dhe nëse janë ende të dashuruar, ajo shtoi:

“Si çdo çift normal që mundet të… Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.”

Përgjigjet e Ilnisës duket se sugjerojnë se marrëdhënia e tyre është përballur me sfida të zakonshme për çdo çift, por pa ndonjë situatë serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here