Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në Komisionin për Financim dhe Buxhet, derisa po diskutoheshte për propozim-buxhetin për vitin 2025 transmeton TV21.
Në foltore ishte deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi ku po i replikonte deputetit të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, ku edhe ju drejtua me fjalët: “Ju lutem mos e përdorni më atë fjalë. Mos e përdorni më. Hera e parë dhe e fundit”.
Bytyqi pas kësaj ndërpreu fjalën dhe u drejtua në drejtim të deputetit Bojan Stojonovski.
Video