Home Kosove Kosovë, pritshmëritë nga administrata e re amerikane

Kosovë, pritshmëritë nga administrata e re amerikane

19
0

Udhëheqësit në Kosovë, presidentja, kryeministri dhe drejtuesit e të gjitha partive politike në Kosovë, uruan ish Presidentin amerikan Donald Trump për fitoren në zgjedhjet e së martës duke shfaqur shpresën për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Mandati i parë i Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë u karakterizua nga marrëdhënie të tensionuara me qeverinë e parë të kryeministrit Albin Kurti.

Shtëpia e Bardhë siguroi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2020 në praninë e presidentit Donald Trump.

Marrëveshja u nënshkrua disa muaj pas rrënies të qeverisë së parë të kryeministrit Kurti i cili nuk u pajtua me kërkesat amerikane për heqjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe që ishin vendosur në nëntor të vitit 2018 si kundërpërgjigje ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ishte pjesë e pushtetit, u tërhoq nga koalicioni duke çuar në rrëzimin e qeverisë së zotit Kurti, që u pasua nga një qeveri e re që nënshkroi marrëveshjen në Washington.

Kryeministri Albin Kurti në atë kohë akuzoi të dërguarin amerikan Richard Grenell se “është përfshirë duke çuar përpara votimin që rrëzoi qeverinë” e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here