Ukraina pretendon se Rusia lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale për herë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se raketa balistike u nis nga rajoni Astrakhan i Federatës Ruse, një zonë në juglindje të Vologogradit, e cila kufizohet me Detin Kaspik.
Sipas Ukrainës sulmet gjatë natës nga Rusia kishin në shënjestër “ndërmarrjet dhe infrastrukturën kritike në qytetin qendror-lindor të Dnipro”.
Deri më tani nuk ka informacion për viktima apo nëse mbrojtja ajrore kishte luftuar IBM. Ushtria e Ukrainës tha se gjashtë raketa Kh-101 u rrëzuan.
IBM-të kanë një distancë prej mijëra kilometrash dhe mund të mbajnë ngarkesa konvencionale ose bërthamore.