Home Shqiperi Nga arrestimi i Ramës, te 21 Janari dhe përplasja me Berishën, Basha...

Nga arrestimi i Ramës, te 21 Janari dhe përplasja me Berishën, Basha për krizën në PD

2
0

I ftuari i mbrëmjes së sotme në ‘Të Pashoq’, ishte Lulzim Basha, kreu i Demokrateve Euroatlantikë. Si nisi fundi i PD-së, marrëdhënia me Sali Berishën, ikja e njerëzve të afërt, krijimi i partisë së re, bashkëpunimi për 2025, dëshmia për ’21 Janarin’, arrestimet dhe frika nga SPAK, pasuria… e deri te memet e famshme. Këto dhe shumë të tjera ishin çështjet për të cilat ai foli.

-Ta nisim nga fillimi fundit të PD? 9 shtator 2021 mbajtët një konferencë për mediat, doli prej jush një trimëri e munguar prej dekade, ju përjashtuat Sali Berishën. Si fillimi, pyetja ime është mbi prapaskenat. Shumë persona kanë thënë se nuk ishin pjesë e vendimmarrjes. Me kë u konsultua Basha që hodhi një hap kaq të madh?

Nëse lidershipi do karakterizohej vetëm nga rezultat pozitive, sot do kishim 8 miliard e kusur liderë. Lideri sprovohet në kohë të vështira që duhet të marrë vendime me pasoja dhe për të rregulli i artë është se kur je në krye, ishte e qartë se udhëkryqi ku kishim mbërritur ishte ose të sakrifikonim PD për të ruajtur veten time apo individë të tjerë, ose të merrja një vendim me pasoja edhe për veten time, por me shansin për të mos e vendosur PD në një kurs përplasje me SHBA. Ta them më thjeshtë. Ose do sakrifikoja nga vetja ime për hir të diçkaje që jo vetëm është e shenjtë për PD, por e rrezikshme për të, kursi i përplasjes me SHBA, ose do kujdesesha për karrigen time. Vendimi që kam marrë është ajo që besoj se në politikë nuk futesh për të korrur frutat dhe të thuash pastaj mi hëngrën pas shpine, por për të marrë vendime të vështira. Kjo e dallon lidershipin nga politika e pazareve dhe prapaskenave siç shohim sot.
-Ju nuk bashkëpunuat me SHBA?
Nuk kishim se çfarë të bashkëpunonim. Mesazhet ishin të qarta. Nuk kishte diferenca mes qëndrimeve zyrtare të tyre dhe atyre publike. Barra që mora ishte te ndarja personale nga publikja.

-Jeni bërë pishman?
Si të bëhem pishman për një vendim për një interes të madh publik. Pishman të bëhen ata që kanë vendosur interesin personal mbi interesin e demokratëve dhe po e vendosin mbi interesin e Shqipërisë dhe shohim sot pasojat, një qeveri të korruptuar deri në palcë.
-A u tregua mosmirënjohës Basha ndaj Berishës?
Berisha nuk ka gjetur dhe nuk do të gjejë, person më etik, mirënjohës dhe luajal në raportin personal dhe politik. Ajo që nuk kam pranuar është të shkel mbi ato bindje mbi të cilat nuk do isha ky që jam. Bindja që gjykoj se më karakterizon është të mos vendos interesin publik poshtë interesit personal.
-Sali Berisha ndërmori nismën e Foltores për muaj më radhë, Nga ana tjetër njerëzit afër jush nisën të largoheshin. Erdhi një kohë ku ju u tërhoqët duke njohur dhe pranuar situatën dhe latë në krye të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn. U aludua se ky ishte një plan i fshehtë për t’u rikthyer dhe rezultoi kështu. Pse?

Dorëheqja pas 6 marsit u bë me ndërhyrjen e Partisë Popullore Europiane, me qëllim që edhe Berisha të hidhte një hap pas për të krijuar kushtet për të ndalur përçarjen që po krijonte lëvizja e tij në Partinë Demokratike dhe për të gjetur një emërues të përbashkët përballë Edi Ramës. Për fat të keq, hapi im u pa si një lëvizje për të avancuar agjendën personale të Berishës. Se ku çoi kjo agjendë e pamë në zgjedhjet lokale të 2023. Kurrë më parë demokratët nuk ishin përballur me një rezultat kaq katastrofik. Humbën thuajse të gjitha bashkitë e vendit, humbën bastionet kryesore si Shkodra, Tropoja, Kukësi.
-Pra, ia latë fushën me vetëdije?
Pak rëndësi ka kjo. Vendimmarrja e 2023 i takonte lidershipit në detyrë sepse unë ndryshe nga Berisha kur dhashë dorëheqjen respektova Kodin e Dorëheqjes së është mosndërhyrja në vendimet e lidershipit. Ishte katastrofa totale e opozitës më 14 maj 2023 dhe përvijimi i një plani të një grupi individësh brenda Partisë Demokratike për të dorëzuar partinë dhe PD te Berisha të cilat shkaktuan vendimmarrjet e forumeve të Kolegjit të Kryetarëve, të Këshillit Kombëtar dhe kërkesën e tyre që unë të kthehesha në Garë. Ky nuk ka qenë plani por, me të njëjtën bindje që mora vendimet në 9 shtator dhe dorëheqjen time për të mos dëmtuar interesin e PD dhe opozitës, me të njëjtën bindje mora vendimin për të mos iu shmangur kërkesës, mundit dhe që sakrifica e mijëra demokratëve të shkonte dëm.
-I cilësoni dështim protestat e Berishës?
Elementi që trego se ku janë demokratët janë protestat. Janë kryedështim, janë dështimi më i turpshëm i një opozite në 34 vite.
-Ju i krahasoni me protesta tuaja, por ju ishit të bashkuar?
Po sigurisht se kishte lidershipin e duhur. Kur prioritet bëhet karrigia jote, bëhet familja jote…
-E kishte apo jo lidershipin e duhur se ju keni thënë se në hije ju urdhëronte Berisha?
Janë dy gjera të ndryshme. Kjo e bënte më të vështirë për mua, por nuk më tundonte që të prevalonte interesi publik.
-Në 2019 dogjët mandatet.

Djegia e mandateve ishte një episod i veçantë dhe gjëja më e thjeshtë është që ata që ishin shtytësit thonë ishte e gabuar. Nëse gjërat do ishin ndryshe. Nëse Rama nuk do i korruptonte ata që mbetën në Parlament, vendi do shkonte në zgjedhje. Synimi nuk ishte që vendi të mbetej pa opozitë. Synimi ishte zgjedhjet e parakohshme. Ata që e sulmojnë këtë vendim janë ata që bërtisnin në kor për djegien e mandateve.
-Pse ju braktisën njerëzit tuaj? Alibeaj iku, Bardhi kaloi te Berisha?
Për ata që kaluan te zoti Berisha është shumë e thjeshtë. Zgjodhën oportunizmin. Zgjodhën të sigurojnë një vend në lista.
-A mos ishte karma, siç bëtë ju me zotin Berisha?
Karma do të ndodhë, nuk ka ndodhur akoma. Do ta shohim. Do ta shohin dhe ata që menduan se do të bëjnë një bay pas.
-I besoni kësaj drejtësie?
Është jetike për të ardhmen e vendit që SPAK të ketë mbështetje politike. Nuk do të thotë që SPAK është perfekte.

-Përveç marrjes së një tjetër mandati si deputet në Kuvend, deri ku shkojnë ambiciet e Lulzim Bashës?
Këto janë për ato që u quajtët forca të reja. Unë nuk jam këtu si një individ, përfaqësoj një strukturë të shtrirë në 5 mijë qendra e votimit në gjithë Shqipërinë, me kryetarë degësh me Kryesi Partie, Këshill Kombëtar, vendimmarrje dhe program. E vetmja forcë politike që ka një program të shpalosur tashmë. Këtu ka vend edhe për ato forca politike që numerikisht mund të përbëhen nga disa individë, përsa kohë qëndrojnë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe janë në shërbim të shqiptarëve.

-A humbet shansi për kandidat për Kryeministër?
Jo, nuk humbet fare shansi sepse gjithçka varet nga performanca elektorale. Ne do ti qasemi njerëzve pa asnjë kompleks nga e kaluara. Do kemi kandidatë që përballen me problemet dhe e janë njësh me qytetarët dhe që jetojnë me hallet e njerëzve. Do t’iu japim fuqi atyre që kanë qëndruar me aftësi personale dhe që nuk kanë marrë tenderë dhe kanë qëndruar përballë joshjeve të krimit dhe bashkëpunimit me qeverinë.
-Jeni akuzuar se keni bashkëpunuar me Ramën kur ishit kryetar…
Që Rama preferon si kundërshtar Sali Berishën dhe Metën është fakt.

-Historia ka treguar se dhe me ju nuk ka shkuar keq
Jo vetëm që ka shkuar keq.
-Kur ka shkuar keq, në 17 majin e famshëm?
17 maji ishte vulosja e një plani amerikan për të mundësuar zgjedhjet parlamentare. Gjithçka tjetër është hedhur në tregun mediatik janë sajesa për të marrë mendjen e fëmijëve. Janë këta fëmijë që duartokitën 17 majin. Win, Win thoshte zoti Berisha. Por e lëmë këtë. Nuk ka ndodhur që pas Hitlerit dhe Musolinit, armiqësi personales si armiqësia e Ramës me Lulzim Bashën. Të arrijë sa të paguajë, drejtorin e kundër zbulimit të FBI në Nju Jork për të goditur Bashën, ai tjetri është në burg, ka shkelur çdo kufi. Kushdo që ushqehet me konspiracion për bashkëpunim me Ramën të hapë sytë.

-Një nga bashkëpunëtorët tuaj Ilir Meta ndodhet sot në burg me 3 akuza të rënda, gjithashtu edhe Monika Kryemadhi e cila ndodhet në “detyrim paraqitje” dhe po japin llogari para drejtësisë. Keni një koment për këtë?

Çështjet e drejtësisë, janë çështje të drejtësisë. Nuk dua të harxhoj asnjë fjalim më shumë për këtë rast. Meta i bashkohet një grupi të vogël njerëzish që kanë gënjyer aq sa kanë mundur dhe kanë hedhur baltë sa kanë mundur.

Edhe para se të hyja në politikë, më ka mbetur në mendje një shprehje: Nuk është e thënë që gjithçkaje t’i përgjigjesh me të njëjtën gjuhë dhëmbë për dhëmbë. Të gjithë këta që bëjnë këto sulme i përkasin një grupi me të njëjtat vese, formim, qasje ndaj jetës dhe shohin një rrezik për këtë ekosistem kënetor të politikës në Shqipëri. Nuk na bashkon në asgjë, as me synimet dhe qëllimet e tyre politike. Ata janë në politikë për t’i shërbyer vetës së tyre me kostot e shqiptarëve ndërsa unë e kam provuar që edhe me kosto personale do t’iu shërbej shqiptarëve.

-Nuk besoni se e ka kapur Rama SPAK-un?
Nuk e vë në dyshim që Rama bën gjithçka për ta kapur dhe ka dy aleatë, Berisha dhe Meta.

-Por si janë aleatë këta, kur të dy janë në izolim?
Sepse ndajnë të njëjtat halle. Sepse nëse SPAK e bën punën si duhet, do i bashkohet shumë shpejt edhe Edi Rama. Kjo i bën bashkëaksionerë të betejës.

-E keni informacion apo perceptim.
Një njeri i kapur te afera McGonigal. Gjurmët e tij janë te shumë afera të tjera, padiskutim ka indice edhe pa kallëzime penale, edhe pse janë bërë padi, për të mos e bërë gjumin e qetë.

-Ju po pranoni indirekt se Meta e Berisha janë fajtorë?
E vetmja gjë që mund të them është se drejtësi për herë të parë po godet njerëz të paprekshëm, kushdo qoftë ai, edhe kundërshtari më i madh politik, unë pres që drejtësia të veprojë sipas ligjit.

-A pret Basha të dënohet Berisha që të marrë partinë?
Absolutisht jo. I ka kërkuar që në fillim të merrte vendimin e duhur për veten e tij, familjen e tij dhe për Shqipërinë. Mori vendimin e gabuar dhe pastaj vuan ai dhe PD, por dhe Shqipëria.

-Dosja e 121 janarit është në SPAK. Keni një koment apo një mesazh për Berishën, Se kështu është intrepretuar dëshmia juaj. Keni ju frikë në rrafshin personal se ishit ministër i Brendshëm.
Mendoj se i kam shterur qëndrimet për këtë çështje, ndonëse jo në studion tuaj.

-Shterimin do të bëni në SPAK.
Ajo që ka rëndësi është se ngjarje të tilla të mos përdoren më, sidomos kur ka të pafajshëm. Mos përdoren për konsum politik. T’ia lëmë një herë në jetë drejtësisë.

-Jeni i qetë ju, se keni pasur rol kyç…
Kam pasur qëndrim kyç që në çdo skenar të prevalojë ligji.

-Do dëshmoni me vullnet të plotë.
Nuk ka sistem në drejtësi ku dëshmia të jetë fakultative. Jo vetëm mua, por asnjë qytetari nuk i drejtohet pyetja nëse do bashkëpunoni. Padiskutim që po. Politikanit t’i hiqet çdo privilegj dhe të jetë i barabartë para ligjit.

-Nga ana e demokratëve ju jeni akuzuar për pasuri të dyshimtë. Kate dhe kulla në Tiranë.
Keni frikë?

Kam kërkuar që hetimi i pasurisë të bëhet për të gjithë politikën, familjarët, rrethin shoqëror dhe kontaktet e papërshtatshme. Ju kam ofruar Trekëndëshit të Bermudës të pranojë veitngun e politikanëve dhe unë jam gati që të jem i pari të kaloj në sitën e vetingut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here