Instagram po prezanton një opsion që do t’u lejojë përdoruesve të rifreskojnë algoritmet.
Përmes opsionit të ri, përdoruesit mund të fshijnë rekomandimet në Explore, Reels dhe faqen kryesore duke pakësuar sasinë e përmbajtjeve të dëmshme.
Kjo është masa e Meta për ta bërë aplikacionin më të sigurt për të rinjtë. Opsioni do të jetë shumë shpejt i disponueshëm në të gjithë botën.
Shtojca e re përngjan me opsionin që TikTok prezantoi vitin e shkuar që u lejon përdoruesve të rifreskojnë faqen For You.
Kjo shtojcë futet në paketën me të cilën përdoruesit mund të përzgjedhin rekomandimet. Ata mund të klikojnë “i interesuar” ose “i painteresuar” në një postim për të treguar nëse duan të shohin më shpesh apo më rrallë përmbajtje të tilla. Gjithashtu mund të mos shohin fare përmbajtje të caktuara duke renditur disa fjalë kyçe në Hidden Words.
Sipas Instagram, këto zgjedhje ndihmojnë përdoruesin të zgjedhë rekomandimet që sheh çdo ditë, ndërsa opsioni i ri duhet të përdoret kur nevojitet të nisni nga fillimi./tvklan.al