Home Shqiperi Rama hedh në diskutim: Të mbyllim plotësisht Tik Tok, e Snap Chat,...

Rama hedh në diskutim: Të mbyllim plotësisht Tik Tok, e Snap Chat, apo të vendosim filtra

6
0

Dy ditë pas vrasjes së 14 vjeçarit, Kryeministri Edi Rama hedh në diskutim publik dy propozime
Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave kur në fakt nga të gjitha eksperiencat mësojmë s efektiviteti është ende shumë i ulët. Ndërkohë që stimujt dhunës dhe rastet e bullizmit online vetëm ritën. Apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen plotë të TikTok apo Snapchat në Shqipëri. Do e hedhim për diskutim me prindërit, ku do angazhohen gjitha shkollat, për të marrë një vendim demokratik për një problem kaq të madh por kompleks në përmbajtjen dhe zgjidhjen e vet

Rama solli si shembull dhe eksperiencën në shtete të tjera si Australi, Francë apo Spanjë

Këto janë të vërteta të thjeshta më të cilat nuk është e vështirë të biem dakord si prindër apo qytetarë dëshmitarë të shoqërisë së kohës të botës së sotme, ku garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen filtra mbrojtës, por end epa rezultat. Çdo prind është dëshmitar i faktit se presioni i tërheqjes së fëmijëve nga telefonët bëhet gjithnjë e më i përballueshëm edhe brenda mureve të shtëpisë.
Duke ndjekur hap pas hapi se çfarë bëjnë vendet e tjera, për ta ulur këtë presion. Janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia ku po tenohet ndalimi i aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve në moshën 16 vjeç. Deri të Franca, apo Spanja ku fillimisht u vendos që fëmijët deri 14 vjeç të mos hapin llogari online dhe së fundmi ky kufi është rritur në 16 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here