Home Shqiperi Skandali/ Emigrantë në Shëngjin e Gjadër nuk ka, por Ministria e Brendshme...

Skandali/ Emigrantë në Shëngjin e Gjadër nuk ka, por Ministria e Brendshme hap garën pa tenderim për dy qendrat e emigrantëve

15
0

Emigrantë në Shëngjin e Gjadër nuk ka, të burgosur emigrantë jo, e megjithatë, Ministria Italiane e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme sapo kanë hapur garën pa tenderim për ushqimin, higjenën e mirëmbajtjen e dy qendrat e emigrantëve në territorin shqiptar.

Alba Kepi, sjell për Syri TV ekskluzivisht dokumentet e hapjes së këtyre dy garave pa tenderim por me negocim urgjence,  koston e tyre financiare e me afat kohor mbyllës më 18 e 19 nëntor 2024.

Ministria e Brendshme Italiane ka hapur garën me kosto 3.2 milionë euro e afat mbyllës 18 nëntor 2024 për 3 kompani që do mund të dëshmojnë se kanë një faturim të paktën në 3 aktivitetet e fundit të tyre jo më pak se 15 milionë euro.

Kompania fituese do të ushtrojë aktivitetin në 24 muaj me te drejtë rinovimi jo më shumë se 23 muaj të tjerë.

Në dokumentet e siguruara nga Syri TV lexohet;

“Ministria e Brendshme

Prefektura e Romës skadenca e garës pa tender 18 nëntor 2024

Shprehje interesi për caktimin e shërbimin e mirëmbajtjes për shprehje interesi në caktimin e mirëmbajtjes, monitorimit dhe sigurisë  të plotë të impianteve elektrike, klimatizatorëve, sistemit hidraulik, telematik dhe banimit në qendrat e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër në bazë të Protokollit mes Qeverisë së Republikës Italiane e Këshillit të Ministrave të Republikës shqiptare nënshkruar më 6 nëntor 2023 e i ratifikuar me ligj më 21 shkurt 2024.

Prefektura e Romës njofton aktivizimin e një procedure me negocim, pa tender,

pas konsultimit me një numër të përshtatshëm operatorësh ekonomikë, në përputhje me specialitetin e

procedurës, që synon marrjen e shërbimit të treguar në fjalë.

Detyra e përmendur në këtë garë presupozon zbatimin e Protokollit në përputhje me kohët dhe detyrimet që janë të nevojshme për respektimin e afateve

të parashikuara, angazhimet e ndërmarra nga qeveria e Republikës italiane dhe të ratifikuara me ligjin e 21 shkurtit.

2024, n. 14. Prandaj, procedura është e strukturuar në bazë të arsyeve ekzistuese të urgjencës ekstreme.”

Ndërsa në garën negociuese të hapur nga Ministria italiane e Drejtësisë, vlera e saj është rreth 1 milionë e 92 mijë euro e afati kohor për mbylljen e saj është data 19 nëntor 2024.

Kompania fituese do të ushtrojë aktivitetin në 24 muaj e do të kryej shërbimet në 2 sektorë pune.

Në dokument lexohet

“Njoftim për shprehjen e interesit për dhënien e shërbimeve si

Loti 1 – përgatitja, paketimi, transporti, konservimi dhe kontrolli i vakteve për subjektet që i nënshtrohen masave që kufizojnë lirinë personale (ushqimi i të burgosurve)

Loti 2- shërbimet e pastrimit dhe higjienës mjedisore, grumbullimi dhe asgjësimi i mbetjeve të zakonshme dhe speciale.

Ndërkohë prej dusa muajsh në Shëngjin e Gjadër janë akomoduar 220, forca të Policisë italiane, nga 295 trupa që është paracaktuar në Protokoll e me një kosto ditore 80 euro secili e pagesa mujore e përcaktuar nga Ministria e Brendshme dhe ajo e jashtme.

FOTOT 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here