Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, do të organizojë një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në Glattbrugg, Zürich. Ky takim është një mundësi unike për të gjithë bashkëqytetarët tanë që të informohen drejtpërdrejt për zhvillimet më të fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të ndajnë mendimet dhe shqetësimet e tyre me vetë liderin.
Detajet mund ti gjeni më poshtë:
“Të nderuar bashkëqytetarë, që jetoni dhe punoni përkohësisht në shtetin e Zvicrës, ju njoftojmë se më datë 23.11.2024 (e Shtunë) ora 18:00, Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti, organizon takim me mërgatën, ku do të diskutohet mbi zhvilimet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut!
Shumë të dashur bashkëqytetarë nga KËRÇOVA dhe gjetiu, ju ftojmë të merni pjesë dhe të informoheni drejtpërsëdrejti për të gjitha zhvillimet politike në vendlindje, nga vet lideri jonë z.Ali Ahmeti!
🗓 me 23.11.2024
🕖 Ora 18:00 Glatthof Schaffhauserstrasse 126
8152 Glattbrugg – Zürich – Zvicër”