Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka rrëfyer me krenari se vendi që ai drejton po armatoset fuqishëm.
Vuçiç ka deklaruar se Serbia e sheh si një armik Kroacinë, por theksoi se vendi është duke u armatosur seriozisht për të shmangur përsëritjen e ngjarjeve të vitit 1995 dhe 1999 dhe për faktin se bota po shkon drejt një konflikti më të gjerë dhe si rrjedhojë Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj për të zmbrapsur çdo agresor.
“Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur, parashikimet e mia janë se çdo gjë që po ndodh do të dalë gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit. Çdo deklaratë nga cilado anë të paktën nuk është shtensionuese”, tha Vuçiç për mediat serbe.
Vuçiç iu referua gjithashtu edhe situatës në Serbi dhe gatishmërisë së vendit për një situatë lufte.
“Raporti i parë që kam marrë nga kompanitë tona publike, por edhe raportet e përgjithshme nga ushtria jonë në lidhje me strehimoret dhe sa njerëz mund të kemi në çdo kohë në strehimore që mund të përballen me një sulm bërthamor apo atomik, është shkatërrues dhe ne do të duhet që sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë gjëra të mëdha”, tha ai.
Shteti serb deri më tani ka blerë më së shumti armatim nga Rusia dhe Kina.
Serbia së fundmi është akuzuar se se po punon me Rusinë për të destabilizuar fqinjët: Bosnjën, Kroacinë Malin e Zi dhe Kosovën.
Së fundmi, Serbia është armatosur kryesisht me aeroplanë ushtarakë rusë dhe kinezë, dronë dhe sisteme anti-raketore.Në muajt e fundit, Rusia i ka dhënë Serbisë 30 tanke luftarake dhe 30 transportues të blinduar.
Serbia gjithashtu ka blerë sistemin ajror të mbrojtjes të sofistikuar nga Rusia si dhe helikopterë transportues dhe dronë nga Kina.
Pavarsisht kësaj, Vuçiç thotë se Serbia “mbetet në rrugën e saj evropiane” por shtoi se do të vazhdojë të ushqejë lidhjet miqësore me Rusinë dhe Kinën.
Për t’u bashkuar me BE-në, Serbia ka nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, por qeveria ka mbajtur marrëdhënie të ftohta me vendin tjetër ballkanik, Kroacinë, anëtari i fundit i ri i pranuar në bllok.