Ditën e sotme, Partia Demokratike Dega Kamëz ka zhvilluar zgjedhjet për kreun e saj me parimin një anëtar një votë. Në fund të procesit të numërimit, Kryetar i PD Dega Kamëz është zgjedhur Petrit Doda. Të pranishëm në shpalljen e fitores së Dodës ishte Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, si dhe deputetja Dhurata Çupi.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Noka theksoi se pas fitores së konservatorëve në ShBA me president Donald Trump, i është hapur rruga dhe drita jeshili të gjitha partive të djathta në botë për të fituar zgjedhjet e ardhshme.