Shkruan këshilltari i komunës Shefki Imeti:
PSE U NDALËN PROJEKTET E KOMUNËS?
Të dashur qytetarë,
Prej muajsh, nga ju marr të njëjtën pyetje:Çfarë po ndodh me projektet e komunës dhe pse zvarriten?
Sot si këshilltar komunal, kam obligim moral dhe publik t’ua përcjell këto pyetje kryetarit të komunës dhe koalicionit të tij, VLEN.
Po flasim për projekte të hartuara dhe kontrata të nënshkruara nga Fatmir Dehari, nga radhët e BDI-së, me mjete të siguruara dhe procedura të përfunduara edhe ate:
- Rekonstruktimi i rrugës dhe kanalit atmosferik në fsh. Greshnicë, i nënshkruar më datë 26.09.2025 (zvarritet)
- Rekonstruktimi i rrugës “4 Korriku”, i nënshkruar më datë 26.09.2025 (zvarritet)
- Rregullimi i shtratit të kanalit atmosferik në fsh. Garanë–Strellcë, i nënshkruar më datë 15.09.2025 (zvarritet)
- Rekonstruktimi i rrugës në Vraneshticë, i nënshkruar më datë 15.09.2025 (pa filluar ende)
- Rekonstruktimi i rrugëzës në Zajaz, i nënshkruar më datë 18.09.2025 (pasiv)
- Rekonstruktimi i rrugës Kolibar–Cërvicë, i nënshkruar më datë 29.09.2025 (zvarritet)
- Rekonstruktimi i rrugës Mahmude–Strellcë/Garanë, i nënshkruar më 12.09.2025 (pasiv)
- Rekonstruktimi i rrugës në fsh. Greshnicë, i nënshkruar më datë 29.08.2025 (zvarritet)
- Rekonstruktimi i rrugës “Trenko Taseski” në Ivanidoll, i nënshkruar më datë 29.09.2025 (zvarritet)
- Rekonstruktimi i rrugës për te Manastiri “Sv. Bogorodica”, i nënshkruar më datë 23.09.2025 (pasiv)
- Rekonstruktimi i objektit të zjarrfikësve, i nënshkruar më datë 15.10.2025
- Rekonstruktimi i objektit “Sande Shterioski” në lagjen Pashin, kontrata e nënshkruar dhe e prishur nga kryetari aktual (nuk lejoi fillimin e punimeve)
- Vlera totale e të gjitha projekteve kap shumën rreth 5.000.000 euro.
Pra, gjithçka ka qenë gati për realizim. Por sot, qytetarët shohin vetëm heshtje, zvarritje dhe bllokadë.
Prandaj, publikisht pyes:
Pse nuk punohet në këto projekte?
Pse janë lënë të kalojnë afatet?
Kush mban përgjegjësi për këtë neglizhencë?
A është e rastësishme që shumica e këtyre projekteve ndodhen në vendbanime shqiptare?
Qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë:A po ndalen këto projekte vetëm që nesër dikush t’i përvetësojë dhe t’i shesë si “punë të veta”?
Dhe ku është sot VLEN?
kjo është forma për ti përfaqsuar shqipëtarët,duke heshtur?
Mosreagimi i juaji është bashkëpërgjegjësi.
Një gjë: Këto projekte nuk janë të BDI-së, as të VMRO-së, as të VLEN-it, por janë projekte të qytetarëve.
Dhe kushdo që i bllokon, bllokon drejtpërdrejt zhvillimin e Kërçovës dhe interesin e qytetarëve.
Kërçova nuk guxon të mbahet peng nga inatet politike.





