Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup, Irena Aleksiovska Papestiev konfirmoi se një grua 61 vjeçe ka lindur një djalë, përcjell TV21. Ajo tha se emri i djalit është Petar, ndërsa nëna 61 vjeçe ka pasur 3 ndërhyrje të mëparshme gjinekologjike, dy në Beograd dhe një në Shkup. Nëna 61 vjeçe ka qenë me shtypje të lartë të gjakut dhe diabet.
“Kjo paciente është e para që ka mbetur me vezore të saj, që ka qenë e krioprezervuar, e ngrirë, që ka marrë tretman in vitro në shtetin tonë. E gjithë shtatzënia është ndjekur në shtetin tonë dhe lindja është bërë në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri. Te pacientja kemi bërë ndërhyrje cezariane në javën e 36 të gestacionit dhe e njëjta lindi Petarin, që ishte i rëndë 2.350 kg dhe 48 cm i gjatë. Operacioni kaloi normal, gjatë të kaluarës akusherike, kjo nënë hero siç e quajmë ne, kishte të kaluar të pasur gjinekologjike dhe akusherike”, tha Papestieva./tv21