Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, pozita e të cilës u rëndua ndjeshëm përballë drejtësisë, pasi krahas veprës penale për abuzime me tenderat e rrugëve, po hetohet dhe për korrupsion e pastrim parash, dyshohet se përdori ish-futbollistin e njohur të kombëtares Igli Tare dhe të besuarën e saj Joana Bushi, që të fshehë një vilë luksoze në kompleksin Ëhite Rock në fshatin Gjilekë, Dhërmi.
Pasi favorizoi kompaninë Eurocol të Pandeli Carapulit në dy tendera gjatë kohës që drejtonte Albcontrol, Balluku sipas SPAK kërkoi dhe pranoi si rryshfet vilën në shumën prej 145 mijë euro.
Kontrata u lidh mes kompanisë Eurocol dhe Igli Tares me qëllim që kjo pasuri të mos lidhej me vetë zyrtaren e lartë, e cila do të duhet ta justifikonte pasi deklaronte pasurinë sipas ligjit dhe skishte të ardhura të mjaftueshme për ta mbuluar blerjen e vilës.
“Rezulton se shtetasja Belinda Balluku ka kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë nr. 1059 rep., nr. 650 kol., datë 5.12.2018, të lidhur mes shtetasit Igli Tare dhe pronarit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k., shtetasit Pandeli Carapuli”, njoftoi SPAK.
Tare, që tashmë po hetohet për pastrim parash dhe Joana Bushi kanë kryer një tjetër veprim fiktiv duke firmosur një kontrate qiraje (kontratë dore). Vila është sekuestruar me vendim të GJKKO pasi dyshohet se është pasuri e vendosur me para të korrupsionit.





