Home Uncategorized Siçilianët u revoltuan me dasmën e Dua Lipas, por këngëtarja shqiptare bëri...

Siçilianët u revoltuan me dasmën e Dua Lipas, por këngëtarja shqiptare bëri gjestin që askush nuk e priste

24
0

Festimet marramendëse të martesës së Dua Lipa dhe Callum Turner në Palermo të Siçilisë nuk kanë sjellë vetëm atmosferë festive dhe të ftuar VIP, por edhe pakënaqësi nga një pjesë e banorëve vendas.

Sipas raportimeve të mediave britanike, këngëtarja thuhet se ka paguar rreth 5 mijë paund si kompensim për banorët që jetojnë pranë zonave të prekura nga organizimi i dasmës, pas ankesave për kufizimet dhe bllokimet e vendosura gjatë eventit.

Festimet, të cilat zgjasin tre ditë, kanë sjellë mbylljen e disa zonave publike në qendër të Palermos, përfshirë dy sheshe të njohura, duke shkaktuar reagime të përziera mes qytetarëve dhe bizneseve lokale.

Pakënaqësia e disa banorëve u shfaq edhe përmes grafiteve protestuese të shkruara në mure dhe kolona pranë vendeve ku po zhvillohen aktivitetet e dasmës. Një nga mesazhet më të komentuara thuhet se deklaronte se “Palermo nuk është me qira”, duke kritikuar kufizimet e vendosura për shkak të ceremonisë luksoze.

Ndërkohë, shumë qytetarë mbetën të zhgënjyer pasi nuk u lejuan t’i afroheshin zonave ku po mbërrinin të ftuarit VIP për pritjen e mirëseardhjes. Forca të shumta policie dhe ekipe private sigurie kanë rrethuar vendet kryesore të festimeve, duke kufizuar hyrjen e publikut.