Një video e realizuar në stilin LEGO nga një profil i njohur Iranian në rrjetet sociale po bën xhiron e internetit, duke tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve nga vende të ndryshme të botës.
Videoja trajton debatin e fundit rreth ishullit të Sazanit, investimeve të huaja dhe protestave të zhvilluara në Shqipëri, duke përdorur personazhe të animuar LEGO dhe mesazhin e fortë: “Albania is not for sale” (Shqipëria nuk është në shitje).
Përmes një forme kreative dhe satirike, autori paraqet zhvillimet që lidhen me projektet e diskutueshme në zonën e Sazanit, duke reflektuar reagimet e një pjese të opinionit publik dhe të rinjve që kanë dalë në protesta ditët e fundit.
Videoja është shpërndarë me shpejtësi në Instagram, TikTok dhe platforma të tjera sociale, duke gjeneruar mijëra pëlqime, komente dhe diskutime. Shumë përdorues e kanë cilësuar si një nga mënyrat më origjinale për të trajtuar një çështje që ka ndezur debat të gjerë në Shqipëri.
Ndërkohë, reagimet vazhdojnë të jenë të shumta, me qytetarë që ndajnë mendime të ndryshme mbi investimet e huaja, zhvillimin e turizmit dhe të ardhmen e zonave strategjike të vendit.
Shikoni videon më poshtë:





