Home Shqiperi Mos rrini në kafe! Protestuesit zbresin në Bllok dhe mobilizojnë qytetarët në...

Mos rrini në kafe! Protestuesit zbresin në Bllok dhe mobilizojnë qytetarët në mes të natës

16
0

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke treguar një moment të pazakontë gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Në pamje shihen protestues që kalojnë pranë lokaleve të zonës së Bllokut dhe u drejtohen qytetarëve me thirrjen: “Çohuni nga kafja!”, duke i ftuar të lënë tavolinat dhe t’i bashkohen protestës.

Videoja është shpërndarë gjerësisht në Instagram, Facebook dhe TikTok, ku ka ngjallur reagime të shumta. Disa e kanë përshëndetur si një përpjekje për mobilizim qytetar, ndërsa të tjerë kanë debatuar mbi mënyrën e organizimit të protestës.

Pamjet janë bërë virale brenda pak orësh dhe po komentohen gjerësisht në rrjet, duke u kthyer në një nga momentet më të përfolura të protestës së fundit në kryeqytet.

Shikoni videon:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here