Home Maqedoni Kërçovari Agim Sadiku zgjidhet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në EMV

Kërçovari Agim Sadiku zgjidhet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në EMV

8
0

Agim Sadiku është zgjedhur Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), transmeton Zyrtare.


Lajmi është bërë i ditur përmes një publikimi në faqen zyrtare të EMV-së, ku Sadiku është uruar për marrjen e detyrës së re.

“Ju përgëzojmë për zgjedhjen në pozicionin – Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm. Ju urojmë mandat të suksesshëm, shumë arritje profesionale dhe sukses në përmbushjen e detyrave tuaja të reja”, thuhet në urimin e publikuar nga kompania.

Me këtë emërim, Sadiku bëhet pjesë e menaxhmentit të lartë të EMV-së, ndërmarrjes shtetërore përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut.