Home Shqiperi Aksident i frikshëm/ Përmbyset automjeti mes rrugës, raportohet për të plagosur

Aksident i frikshëm/ Përmbyset automjeti mes rrugës, raportohet për të plagosur

11
0

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të Mërkure në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas, ku një automjet është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.