Home Maqedoni Sa lindje u regjistruan brenda një viti në Maqedoninë e Veriut?

Sa lindje u regjistruan brenda një viti në Maqedoninë e Veriut?

3
0

Në Maqedoninë e Veriut numri i lindjeve ka shënuar rënie në krahasim me vitet paraprake, ashtu që gjatë vitit 2025-të janë regjistruar 15 932 lindje, transmeton Portalb.

“Në vitin 2025 kanë lindur gjithsej 15 932 fëmijë, nga të cilët 15 850 ishin lindje të gjalla dhe 82 ishin lindje të vdekura. Numri i lindjeve të gjalla në vitin 2025 krahasuar me vitin paraprak ka rënë për 1.3%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Më  së shumti lindje u regjistruan gjatë muajit korrik, ndërsa lindje më së shpeshti kanë pasur nga nënat e gjeneratës 1995, ndërsa 15 lindje janë nga   nënat nën moshën 15 vjeç.

“Sipas moshës së nënës, pjesa më e madhe prej 31.7% janë lindje të gjalla nga nënat e moshës prej 25 deri në 29 vjeç. Mosha mesatare e nënës në lindjet e përgjithshme është 29.8 vjeç dhe 28.2 vjeç në lindjet e para”, raportoi Enti, ndërsa 11.8% nga numri i përgjithshëm i lindjeve të gjalla janë jashtë martese.