Vendi ynë dhe rajoni do të përfshihen nga mot kryesisht i kthjellët dhe me diell gjatë ditës së mërkurë, 10 qershor.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të jenë në rritje në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, duke sjellë një ditë tipike verore.
Në Maqedoninë e Veriut, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32°C, ndërsa moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale.
Në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Tiranës dhe ultësirën perëndimore, temperaturat do të luhaten rreth 31°C, me mot të kthjellët gjatë pjesës më të madhe të ditës.
Në Kosovë, pritet mot i ngrohtë me temperatura deri në 29°C, ndërsa mundësia për reshje mbetet e ulët.
Meteorologët paralajmërojnë se në fundjavë mund të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në disa zona të rajonit, por dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe i favorshëm për aktivitete në natyrë./Kercovanews





