Home Shqiperi Aksident fatal/ Makina përplas për vdekje fëmijën, ishte i shoqëruar nga nëna

Aksident fatal/ Makina përplas për vdekje fëmijën, ishte i shoqëruar nga nëna

19
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një fëmijë që po lëvizte në rrugë. Për shkak të plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij në momentin e aksidentit, ndërsa goditja ka rezultuar fatale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë tragjedi.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të hetimeve.