Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar shpesh për librat dhe këngët që pëlqen më së shumti.
Së fundmi, ai ka zbuluar se një nga këngët e tij të preferuara shqiptare është “Dëshirë dhe Heshtje”, e interpretuar nga grupi i njohur Ritfolk.
Përzgjedhja e kësaj kënge ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij, pasi bëhet fjalë për një nga krijimet më të vlerësuara të muzikës shqiptare ndër vite, shkruan Kosovarja.
“Dëshirë dhe Heshtje” vazhdon të mbetet një këngë e dashur për publikun, ndërsa tani dihet se ajo zë një vend të veçantë edhe në preferencat muzikore të kryeministrit Albin Kurti.





