Më 15.06.2026, në SPB Strugë është raportuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë zonës së njohur si “Plazhi i Meshkujve” në Strugë, është vërejtur trupi i pajetë i një personi.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipet kompetente kanë dalë në vendngjarje, ndërsa trupi është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës për procedurat e mëtejshme.
Sipas konstatimit të mjekut kujdestar, vdekja është konstatuar pa shenja të dukshme dhune. Nga verifikimet e kryera nga autoritetet është identifikuar se bëhet fjalë për S.S. (20), nga fshati Oktis i Strugës.
Autoritetet kompetente po ndërmarrin masa dhe veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, raporton Strugaekspress.





