Home Maqedoni Ja çfarë thonë nga policia për rastin tragjik në Strugë, ku humbi...

Ja çfarë thonë nga policia për rastin tragjik në Strugë, ku humbi jetën 21 vjeçari në plazhin e Strugës

12
0
Screenshot

Më 15.06.2026, në SPB Strugë është raportuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit, pranë zonës së njohur si “Plazhi i Meshkujve” në Strugë, është vërejtur trupi i pajetë i një personi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipet kompetente kanë dalë në vendngjarje, ndërsa trupi është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës për procedurat e mëtejshme.

Sipas konstatimit të mjekut kujdestar, vdekja është konstatuar pa shenja të dukshme dhune. Nga verifikimet e kryera nga autoritetet është identifikuar se bëhet fjalë për S.S. (20), nga fshati Oktis i Strugës.

Autoritetet kompetente po ndërmarrin masa dhe veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, raporton Strugaekspress.