Home Kosove Mandatet në lojë deri në votën e fundit: kush hyn e kush...

Mandatet në lojë deri në votën e fundit: kush hyn e kush mund të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës?

10
0
Screenshot

Numërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon, ndërsa ende mbeten për t’u procesuar votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Pavarësisht se pjesa dërrmuese e rezultateve është përfshirë, procesi nuk është mbyllur përfundimisht.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 52 mandate, ndërsa gara brenda listës mbetet e ngushtë në zonën e fundit të fituesve. Në këtë rreth përfshihen Jeton Raka, Valon Peci, Naim Bardiqi dhe Drita Pajaziti, të cilët aktualisht mbajnë pozicionet e fundit të mandatit. Afër tyre në garë janë Fitim Haziri, Sylejman Meholli, Egzon Azemi, Fjolla Ujkani, Vigan Qorrolli, Luan Aliu dhe Ilir Qeriqi, me diferenca minimale votash.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, që deri tani ka 22 ulëse, renditja është ndikuar nga kuota gjinore. Në disa raste, Hajdar Beqa dhe Xhavit Haliti kanë më shumë vota se Eliza Hoxha, ndërsa Adriatik Berisha ka më shumë vota se Ariana Musliu-Shoshi, por vendet janë përcaktuar sipas rregullave të përfaqësimit gjinor.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 18-19 mandate, ndërsa gara për vendin e fundit mbetet e hapur mes Jeta Statovcit dhe Adelina Thaçi-Metës, me një diferencë të vogël votash.

Aleanca ka 7 mandate në këtë fazë, ndërsa përbërja e saj mund të ndryshojë pas dorëheqjeve të paralajmëruara të Ardian Gjinit dhe Daut Haradinajt, që do të hapnin rrugë për hyrjen e Bekë Berishës dhe Burim Ramadanit, me Albana Bytyqin dhe Teuta Haxhiun tashmë brenda Kuvendit.

Numërimi i mbetur pritet të finalizojë shpërndarjen e mandateve dhe përbërjen përfundimtare të Kuvendit të Kosovës.(INA)