Home Maqedoni Hyri në fuqi Vendimi i ri rrugor në Maqedoni: Ja çka duhet...

Hyri në fuqi Vendimi i ri rrugor në Maqedoni: Ja çka duhet të dijnë Shoferët

29
0
Screenshot

Në të gjitha pikëpagesat e vendit nga ka hyrë në fuqi një regjim i ri i përdorimit të korsive elektronike.

“Nëse deri dje në pikëpagesat rrugore ku shkruan M tag, kanë kaluar edhe personat të cilet kanë shfrytezuar M card, nga sot, pikëpagesa për M tag, do të vleje vetëm për shoferët të cilët e kanë ketë pajisje.

Personat që shfrytëzojnë M card, do të mund ta perdorin edhe në pikëpagesat ku paguhet me kesh. E gjithë kjo vjen për të lehtësuar qarkullimin rrugor”, theksoi gazetari.

Sipas njoftimit t Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, ndryshimi synon të pershpejtoje garkullimin ne pikëpagesa dhe të reduktojë pritjet gjatë sezonit të verës.

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që para udhëtimit të informohen për mënyrën e re të funksionimit të korsive elektronike, me gellim shmangien e vonesave dhe krijimit të kolonave në pikepagesa.