Një ngjarje që shkaktoi panik për disa orë ka ndodhur në zonën turistike të Shëngjinit, ku një burrë nga Kosova u raportua si i zhdukur nga familjarët e tij.
Sipas informacioneve, bashkëshortja e kërkoi për rreth tri orë, ndërsa për shkak se ai nuk përgjigjej dhe nuk dihej vendndodhja e tij, familja u frikësua se mund t’i kishte ndodhur diçka e rëndë, madje u dyshua edhe se ishte mbytur në det.
Pas kërkimeve dhe momenteve të gjata ankthi, ngjarja mori një kthesë krejtësisht të papritur.
Sipas burimeve, burri u gjet shëndoshë e mirë në një kafiteri të Shëngjinit, ku ishte ulur duke pirë kafe, pa qenë në dijeni të shqetësimit që kishte shkaktuar te familjarët.
Fatmirësisht, gjithçka përfundoi pa pasoja dhe ai u rikthye pranë familjes së tij, ndërsa rasti u mbyll si një alarm i rremë, por që për disa orë shkaktoi ankth të madh tek të afërmit.





