Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar një telefonatë përmes SkyEcc, prej dy netësh kryeministri Edi Rama ndihet i shqetësuar.
Ka qenë pikërisht telefonata e McGonigal, ajo që ka trazuar ‘rehatinë’ e Ramën, teksa Berisha thotë se ai e pret ish zyrtarin amerikan, për të ndarë burgun e ryshfetit që ka marrë nga kryeministri.
Edhe pse thotë Berisha, Rama priste telefonatë nga ‘sivllau i tij, George Soros’, ky i fundit është në hall, pasi sipas kryedemokratit, pritet të japë llogari para kombit amerikan që ndëshkoi në mënyrë shembullore ‘wokizmin’ e tij, dëmet e mëdha publike që u bëri qytetarëve amerikanë.
Miqtë e mi!
Kësaj here, fatmirësisht edhe sivllau i tij, superspekullanti i botës, Aleksis Soros nuk po i përgjigjet telefonatave të tij.
Nuk po i përgjigjet sepse, është i zënë vetë, në vendin e tij, pritet të japë llogari para kombit amerikan që ndëshkoi në mënyrë shembullore ‘wokizmin’ e tij, dëmet e mëdha publike që u bëri qytetarëve amerikanë, kjo monstër e njerëzimit.
Edi Rama, i cili me datën 6 do të shkruante se, ka punuar me përkushtim të madh me presidentin e 46 dhe do të përkujtojë me përkushtim të madh me presidentin e 47, ka marrë një telefonatë, por miqtë e mi, jo telefonatën që priste.
Ka marrë një telefonatë me SkyEcc që ka dy net që e lë pa gjumë.
Telefonata nuk i vinte nga e priste. Se tashmë kolonelit nuk ka kush ti shkruajë, por i vinte nga nuk e priste.
I vinte nga McGonigali; Edi po të pres, se në qoftëse u dënova unë për rryshfet, rryshfetin ma dhe ti dhe ndaj këto vite burg do ti ndajmë bashkë.