Home Maqedoni Bëhen përsëri bashkë “Nip e Dajë” – Ahmeti dhe Limani ulur afër...

Bëhen përsëri bashkë “Nip e Dajë” – Ahmeti dhe Limani ulur afër njëri tjetrit në Kërçovë

9
0

Një moment që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik është regjistruar sonte në Kërçovë, ku lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe Fatmir Limani, janë parë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë një aktiviteti publik.

Pamjet, të publikuara fillimisht nga TV21, po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe kanë nxitur komente të shumta mes qytetarëve, veçanërisht duke pasur parasysh raportet politike ndërmjet dy figurave në vitet e fundit.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse mes tyre ka pasur ndonjë takim apo bisedë të veçantë. Të dy morën pjesë në promovimin e një libri në Kërçovë, ku ishin të pranishëm edhe figura të tjera nga jeta publike dhe politike.

Pamjet kanë rikthyer diskutimet nëse bëhet fjalë thjesht për një rastësi protokollare apo për një sinjal të mundshëm të afrimit politik mes dy figurave të njohura shqiptare.