Më 30.05.2026, në orën 14:10, pranë lokalitetit “Pusi i Seferit” në rrugën magjistrale Kërçovë–Gostivar, ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet një automjeti transportues “Folksvagen Kadi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga F.K. (62) nga fsh. Greshnicë i Kërçovës.
Një kamioni “Skania” me targa të Republikës së Shqipërisë, i drejtuar nga A.S. (60) nga Delisufaj, Republika e Shqipërisë, një automjeti të pasagjerëve “BMV” me targa hungareze, që e ka drejtuar V.K. (45) nga Budapesti dhe një automjeti të pasagjerëve “Fiat” me targa serbe, që e ka drejtuar M.G. (32) nga Nishi.
Në këtë rast, lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi i automjetit të parë i cili, për shkak të seriozitetit lëndimeve, është transportuar në Qendrën e Urgjencës “Nënë Tereza” në Shkup. Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet policore./ms





