Beogradi zyrtar sigurisht që do ta gjejë veten në një situatë për të zgjedhur sërish. Këtë here, ndoshta për të gjithë katër vitet, duke pasur parasysh vendosmërinë e presidentit amerikan Donald Trump për të reduktuar ndikimin gjeopolitik të Kinës
Per shumekënd shtrohet pyetja se perse Beogradi zyrtar do duhej të gëzohej aq shume me fitoren e kandidatit republikan, sepse siç dihet nuk priten ndryshime rrënjësore në politikën e jashtme amerikane ndaj Serbisë, gje qe e deklaroi vetë Vucic. Kështu që del se ëndrrat për shkëputje dhe (ose) ribashkim të Republikës Srpska apo edhe kthimi i Kosovës nën administrimin serb, të ndezura nga Vucic gjate gjithe kohes në diskursin e tij public, janë të destinuara te qendrojne te ngrira apo edhe me keq, te hidhen ne kosh te plehrave.
Në fund të mandatit të tij të mëparshëm, Donald Trump , në përpjekjet e tij për të shënuar ndonjë fitore diplomatike beri tërheqjen e ushtrisë nga Afganistani qe dukej më shumë si një fiasko, pjesërisht sepse ai arriti një marrëveshje me talebanët, por jo me Qeverine afgane, e cila u la në baltë – Pastaj detyroi Vuçiqin dhe kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti, të nënshkruanin atë që ne e quajmë Marrëveshja e Uashingtonit më 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale. Perveç se Trump i dhuroi Vuçiçit stilolapsin e tij, dhe bashke me Hotin qendronin si nxenes te bindur para bjondit amerikan, nga e gjitha cfare u firmos, ai takim nuk do mbahet mend per asgje. Gjithcka mbeti e vdekur.
Por që nga viti 2020, shumëçka ka ndryshuar. Klika e Trump ndihmoi në përmbysjen e qeverisë së parë të Albin Kurtit në mars 2020, pavarësisht kundërshtimit të diplomatëve francezë dhe gjermanë, dhe tani Albin Kurti qendron ulur fort në karrigen e kryeministrit. Pa Bashkësinë e Komunave Serbe në dukje dhe me indinjatat deklarative të Beogradit, mbetet të shihet nëse Shtëpia e Bardhë do të ketë sërish probleme me marrëdhëniet me Prishtinën. As kryeministri i Kosovës dhe as presidentja Vjosa Osmani nuk e vunë në dyshim mbështetjen afatgjatë të Uashingtonit në urimet e tyre zyrtare për Trump.
Ne pritje te postit ne administrate, teksa deri në vitin 2016 ai ishte fillestar, kurse tani është një politikan me kontakte dhe personel të gatshëm, Richard Grenell-in , një “skifter” ambasador në Gjermani, por edhe i dërguar për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, udhëheqësit rajonalë por jo serb, e shohin atë si intim të Vuçiqit, jo pa arsye. Ishte ai qe dikur genjeu duke pretenduar se Serbia nuk po grumbullonte trupa në kufirin me Kosovën, dhe per gjithcka ne favor te Beogradit zyrtar, në tetor 2023 Presidenti i Serbisë i dha Urdhrin e Flamurit Serb të Klasit te pare me motivacion për “kontributin e tij në paqen dhe stabilitetin rajonal”.
Megjithëse mediat pro regjimit dhe disa zyrtarë e uruan me gëzim presidentin e vjetër amerikan për fitoren e re, arsyet e gëzimit të tyre duhet të kërkohen tani për tani vetëm në paratë e dhëndrit të Trump, Jared Kushner.
Gjithsesi, pasthirrmat e mediave pro-regjimit, përfshirë ato që uruan Trump për fitoren e tij në zgjedhje në dhjetëra billborde në Beograd, mund edhe të jenë të kota. E vetmja gje e sigurt eshte se me fitoren e Donald Trump, qasja autokratike e Aleksander Vucicit do të fitojë vrull shtesë.