Home Maqedoni Kërçovë: Profesori 68-vjeçar sulmon fizikisht një nxënëse gjatë mësimit, ajo përfundon në...

Kërçovë: Profesori 68-vjeçar sulmon fizikisht një nxënëse gjatë mësimit, ajo përfundon në spital

15
0

Një profesor i një shkolle të mesme në Kërçovë ka sulmuar fizikisht një nxënëse gjatë procesit mësimor, e cila ka përfunduar në spital me lëndime trupore, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
​Ndaj profesorit 68-vjeçar është ngritur padi penale për dhunë ndaj fëmijës.

​”Zyra për Punë të Brendshme Kërçovë ka dorëzuar padi penale ndaj Z.S. (68) nga fshati Drugovë i Kërçovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë ndaj fëmijës’. Ai, gjatë kryerjes së detyrave të punës si profesor në një shkollë të mesme në Kërçovë, në një klasë ka sulmuar fizikisht një të mitur – nxënëse në të njëjtën shkollë, e cila ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës”, informojnë nga MPB.