Home Maqedoni Lajm i mirë për qytetarët nga Kufiri i Maqedonisë…Ja çka do ndryshojë…

Lajm i mirë për qytetarët nga Kufiri i Maqedonisë…Ja çka do ndryshojë…

10
0
Screenshot

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot vënien në funksion të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” me Republikën e Shqipërisë, theksoi zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi.

Sipas saj, me këtë përmbyllet procesi i vendosjes së këtij sistemi me tri shtetet fqinje të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nuk janë pjesë e zonës Shengen, duke pasur parasysh se ai tashmë funksionon me Serbinë dhe Kosovën.

“Për finalizimin e plotë të procesit mbetet të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet dy ministrive të punëve të brendshme. Zbatimi i sistemit fillimisht do të nisë në pikën kufitare Qafë Thanë, ndërsa më pas do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë kalim më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt të kufirit shtetëror, veçanërisht gjatë sezonit veror kur rritet ndjeshëm frekuenca e udhëtarëve dhe kur në të kaluarën qytetarët shpesh kanë ngritur shqetësime për pritjet e gjata në pikat kufitare. Nevoja për një zgjidhje të tillë konfirmohet më së miri nga frekuenca e lartë e udhëtarëve në pikat kufitare me Republikën e Shqipërisë”, theksoi Azizi.

Gjatë vitit 2025, në këto pika kufitare janë regjistruar gjithsej 4.581.724 udhëtarë, prej të cilëve 2.318.080 vetëm në pikën kufitare Qafë Thanë. Sipas Qeverisë, këto shifra e theksojnë rëndësinë e vendosjes së sistemit “One Stop Shop”, i cili do të mundësojë qarkullim më të shpejtë dhe më efikas të udhëtarëve, si dhe do të kontribuojë në uljen e kohës së pritjes në kufi”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së RMV-së. (INA)