Home Shqiperi Një dron “Made in Albania” po troket

Një dron “Made in Albania” po troket

8
0

Talenti nga Pogradeci Firdeus Dikellari po i sjell Shqipërisë të parin UAV, pra bash në kohën kur këto mjetepa pilot po bëjnë ndryshime epokale.

Thënë krahasueshëm, një Bayraktar shqiptar po troket.

“Me shumë kënaqësi ndaj më në fund një tjetër projekt mbi të cilin kam punuar prej kohësh — Shqipe C-15. 

Shqipe C-15 është UAV-ja e parë shqiptare me krahë fiks.

Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për mua. Nuk është thjesht një ndërtim inxhinierik, është një hap i parë për Shqipërinë dhe një dëshmi se çfarë mund të arrihet kur një ide shndërrohet në realitet me përkushtim dhepunë të vazhdueshme.

Dhe kjo është vetëm fillimi.

Historia e plotë e ndërtimit, pamjet e fluturimit dhe hapat e ardhshëm do të publikohen së shpejti. Qëndroni me ne! 

Një falënderim i veçantë për Canadian Institute of Technology për mbështetjen e vazhdueshme gjatë realizimit të këtij projekti”.

Dhe për koiçidencë, ky djali që po e bën Shqipërinë me dronin e saj, është nga ata me Allah e Kuran, siç ai që dha jetën në betejë me kanabizimin socialist të vendit, ndodhur këto pak pasi kryeministri shpotiti rëndë dhe pa pikë etike muslimanët, duke u bërë mbi ta gjykues i besimit të tyre me shkak Zvërnecin. /tesheshi.com/