Kilian Mbape po mendon ti shkojë deri në fund rrugën e nisur pak ditë më parë kur mësoi se nuk ishte pjesë e Francës për ndeshjet me Izraelin dhe Italinë.
Komisari teknik i Francës bëri me dije se mungesa e sulmuesit ishte një vendim i marrë prej tij dhe ky qëndrim i tij nuk është pritur mirë nga Mbape.
Sulmuesi po mendon që të vendosi veton dhe të mos kthehet më në Kombëtare për sa kohë trajner do të jetë Didi Deshamp.