Home Maqedoni Tetovarja sulmon policët gjatë kontrollit rrugor, arrestohet bashkë me shoferin pa patentë

Tetovarja sulmon policët gjatë kontrollit rrugor, arrestohet bashkë me shoferin pa patentë

2
0
Screenshot

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tetovës pas një incidenti që ndodhi gjatë një kontrolli të trafikut në rrugën “Vidoe Smilevski Bato”.


Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 23 qershor 2026 rreth orës 19:30, policia ndaloi një automjet të tipit “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G. Sh. (26) nga Zhelina.


Pas verifikimeve u konstatua se ai po drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Gjatë tentativës së policisë për ta privuar nga liria dhe për t’ia konfiskuar automjetin, G. Sh. u soll në mënyrë agresive dhe godiste automjetin e tij.
Ndërkohë, bashkëudhëtarja e tij A. B. (25) nga Tetova pengoi veprimet e policisë dhe sulmoi fizikisht zyrtarët policorë.
Të dy janë ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse.