Klubi Futbollistik Shkëndija ka lëshuar një komunikatë zyrtare përmes së cilës ka shprehur revoltën e thellë ndaj vendimit të fundit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM). Sponsori kryesor i klubit tetovar e ka cilësuar këtë vendim si “skandaloz” dhe ka paralajmëruar mundësinë e tërheqjes përfundimtare nga futbolli i Maqedonisë së Veriut nëse ky vendim nuk rishikohet dhe korrigjohet urgjentisht.
Në komunikatën e lëshuar për mediat, udhëheqësia dhe sponsori i Shkëndijës kujtojnë se klubi ka qenë gjithmonë një shembull i seriozitetit, korrektësisë dhe përputhshmërisë së plotë me obligimet sportive dhe financiare, duke bërë sakrifica të mëdha ndër vite.





